Marco Verratti mund të largohet në fund të sezonit nga Paris Saint Germain.
Mesfushori italian është pjesë e kampionit të Francës që nga viti 2012 ku është njëri nga lojtarët me më së shumti paraqitje tek PSG.
Megjithatë mesfushori italian thuhet se është i gatshëm për tu larguar nga Parc de Princes në fund të sezonit për të provuar një aventurë të re.
28-vjeçari është në listën e dëshirave të Manchester United me klubin anglez që e sheh si zëvendësuesin adekuat të Paul Pogbas.
Mediat angleze kanë raportuar se italiani pëlqehet shumë nga United dhe se Djajtë e Kuq janë gati të shpenzojnë deri në 70 milionë euro për të.
Gjithsesi sipas mediave angleze dhe atyre franceze mund të ketë edhe një shkëmbim mes Paul Pogbas dhe Verrattit.
Reprezentuesi italian ka kontratë afatgjate me parisienët deri në qershor të vitit 2024. /Telegrafi/