Pasi Luke Shaw ka pësuar një lëndim të rëndë dhe nuk dihet se në çfarë gjendje do të kthehet, Manchester United po mendon për një mbrojtës të majtë.
Drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’, nuk mund t’i besojnë talentit anglez Luke Shaw pasi ai ka thyer këmbën dhe nuk ka një njoftim të saktë për rikthimin e tij.
Kështu emri më i ri për pozitën e mbrojtësit të majtë te United është ai i Alex Sandros së Juventusit.
25-vjeçari ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm me Juventusin dhe mund të largohet në drejtim të Anglisë.
Por ish-anëtari i Portos vlerësohet lartë nga ‘Zonja e Vjetër’, dhe nëse United dëshiron transferimin e tij duhet të paguaj rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/