Telegrafi

United kthehet kah Huntelaar?

Florentino Perez është duke bërë një rikonstruktim të plotë të Realit dhe thuhet se në planet e tij nuk bën pjesë holandezi.

United duket se vështirë do të mund të arrijë te shërbimet e sulmuesit të Lyonit, Karim Benzema, andaj mediat angleze shkruajnë se Djajtë e Kuq do të kthejnë vëmendjen kah Huntelaar.

Sulmuesi holandez para se të kalojë në Real Madrid ishte cak i Sir Alex Ferguson, por mbretërit e fituar betejën. Megjithatë, Huntelaar nuk u gjend më së miri në klubin spanjoll dhe shënoi vetëm tetë gola në 20 ndeshje dhe u la edhe jashtë Ligës së Kampionëve.