Telegrafi

United konfirmon interesimin për Dzekon

Sulmuesi boshnjak kërkohet nga shumë skuadra të mëdha evropiane për shkak të formës së mirë që kaloi sezonin e kaluar në Bundesliga, ndërsa së fundmi është spekuluar edhe për interesimin e United.

“Jam i sigurt se një numër i madh skuadrash e kërkojnë atë. A jemi ne njëra nga ato? Ne po kërkojmë talentë gjatë gjithë kohës dhe ne jemi aty në radhë me të tjerët”, ka thënë Phelan për The News of the World. /Telegrafi/