Telegrafi

United kërkon shërbimet e Alderweireldit

during the Premier League match between Manchester United and Tottenham Hotspur at Old Trafford on October 28, 2017 in Manchester, England.

Manchester United është i bindur se do të siguron shërbimet e Toby Alderweireldit.

United nuk ka pasur sukses të theksuar në negociatat me presidentin e Tottenham Hotspur, Daniel Levyn.

Ata u përpoqën të nënshkruanin verën e kaluar me Eric Dierin, por një gjë të tillë nuk ia arritën pas refuzimeve të njëpasnjëshme të klubit londinez.

Toby Alderweireld (Getty Images)

Por rasti me Alderweireld është i ndryshëm, pasi ai mund të largohet për një pagesë të reduktuar në verën e ardhshme nëse Spursat nuk arrijnë t’i vazhdojnë kontratën, e cila i mbaron gjatë vitit 2020.

Do të thotë se javët e ardhshme për Spursat janë mundësia e fundit për të marrë një pagesë të madhe për një lojtar që nuk dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Alderweireld është në pushime pas turneut dhe United dëshiron të arrij një marrëveshje para se futbollisti të kthehet në stërvitjet e Spursave.

Ndryshe, United është kërkuar edhe disa lojtar të ri që do të përforcojë skuadrën për sezonen e re në Ligën Premier. /Telegrafi/