Telegrafi

United kërkon Serge Aurierin

Jose Mourinho është vënë në ndjekje të mbrojtësit të djathtë të PSG-së, erge Aurier.

Pasi kanë hequr dorë nga mesfushori i Monaco, Fabinho, i cili ishte kushtonte 50 milionë euro, drejtuesit e Djajve të Kuq nuk kanë qëndruar duar kryq por janë vënë në ndjekje të mbrojtësit “parizien” që është gati të lihet i lirë nga klubi francez për vetëm 25 milionë euro.

Por për lojtarin janë interesuar edhe skuadra tjera si në Angli ashtu edhe në Seria A.

Manchester City e sheh një alternativë pasi mund të largoj mbrojtësin Kolarov drejt Romës.

Edhe Juventusi po ashtu është vënë prej kohësh në ndjekje të një mbrojtësi për të zëvendësuar Dani Alves. Pas dështimeve për mbrojtësin Brazilian të Real Madridit Danilo, Aurier është një alternativë e mundshme. /Telegrafi/