Telegrafi

United kërkon nga Atletico ta ul çmimin e Saul Niguezit

Saul Niguez. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Saul Niguez është objektivi kryesor i Manchester Unitedit për repartin e mesfushës.

Ylli spanjoll ka një kontratë të gjatë me Atletico Madridin deri në qershor të vitit 2026.

Klauzola e lirimit të tij është 150 milionë euro, shumë që Djajtë e Kuq nuk e kanë ndërmend ta paguajnë.

Mediat angleze kanë raportuar se United ka kërkuar nga Atletico Madrid të ulë çmimin për Saul.

Saul Niguez. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Djajtë e Kuq janë të gatshëm që për reprezentuesin spanjoll të paguajnë deri në 80 milionë euro.

24-vjeçari prej disa vitesh është duke kaluar formë të lartë dhe është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm te klubi madrilen. /Telegrafi/