Telegrafi

United kërkon Mesut Ozil

Ozil ka vetëm edhe një vit kontratë me Werderin dhe tani është momenti ideal që mesfushori të kalojë te ndonjë klub i kategorisë së rëndë, ndërsa deri në këto momente të interesuar janë treguar Arsenali dhe Real Madridi.

Megjithatë, The Sun njofton se Djajtë e Kuq janë duke e vështruar mesfushorin e talentuar që nga koha kur Sir Alex Ferguson dështoi ta sillte atë në Old Trafford kur Ozil ishte adoleshent. /Telegrafi/