Telegrafi

United i kërkon favor UEFA-s për ndeshjen me Liverpoolin

Në Ligën e Evropës, pritet të ketë një derbi të madh, pasi Manchester United dhe Liverpool do të përballen mes vete.

Por ka një problem për këtë ndeshje. Manchester United ka kërkuar nga UEFA që ta ndryshojë orarin e ndeshjes. Ndeshja pritet të zhvillohet me 17 mars nga ora 19:00.

Sipas United në këtë kohë tifozët nuk do të jenë në gjendje të vinë në ndeshje duke kërkuar që ndeshja të zhvillohet dy orë më vonë.

Në këtë kohë është vlugu më i madh i transportit, ndërsa është edhe një festë me emrin St Patrick’s Day.

UEFA është duke e shqyrtuar ofertën e United, por ende nuk ka marrë një vendim. /Telegrafi/