Manchester United janë të interesuar që të blejnë nga Lazio dyshen Keita Balde dhe Stefan de Vrij.
Trajneri Jose Mourinho është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe dëshirat e tij i plotëson holandezi i Lazios, De Vrij.
Por emër që flitet si zëvendësues nëse Wayne Rooney largohet është Keita Balde.
Drejtori i Lazios, shqiptari Iglit Tare, ditë më parë e pranoi se bisedimet për vazhdimin e kontratës me sulmuesin kanë ngecur edhe pse kishte një takim me agjentin e tij Jorge Mendes.
Për Keitan ka interesim edhe nga Juventusi dhe Milani. Lojtarit kontrata i mbaron në verë të vitit 2018. /Telegrafi/