Telegrafi

United këmbëngul për Donnarummën

Manchester Unitedi ka identifikuar pasardhësin e David de Geas, dhe ai është talenti i Milanit Gianluigi Donnarumma, raporton Sunday Express.

De Gea vazhdon të mbetet caku kryesor i Real Madridit, dhe Unitedi është duke planifikuar ta lejojë transferimin e tij në Santiago Bernabeu, transmeton Koha.net.

Por, për shërbimet e 17 vjeçarit Unitedi pritet të përballet me një konkurrencë të fortë, pasi interesim kanë shprehur edhe Real Madrid, Barcelona, Chelsea dhe Manchester City.