Kalidou Koulibaly do të largohet në fund të sezonit nga Napoli.
Qendërmbrojtësi senegalez është mjaftë i kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane.
Napoli kërkon shumë për largimin e tij, pasi nuk duan të dëgjojnë për ofertat nën 100 milionë.
Corriere dello Sport ka raportuar gjatë ditës së sotme se Manchester United është bërë skuadra favorite për të nënshkruar me qendërmbrojtësin.
Djajtë e Kuq janë gati të ofrojnë 90 milionë funte (105 milionë euro), për transferimin e Koulibalyt në Old Traford.
Aktualisht dy skuadrat pretendente për t’i siguruar shërbimet e Koulibalyt janë United e PSG.
Gjithsesi në garë për 28-vjeçarin mbeten edhe Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City. /Telegrafi/