Manchester United ka luajtur ndaj Norwich në kuadër të FA Kupës, ku ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 1-1, ndërsa pas vazhdimeve fituan ‘Djajtë e Kuq’ me rezultat 2-1.
Ndeshja në pjesën e parë ishte me pak raste, ndërsa United kishte bërë disa ndryshime në formacionin bazë.
Rasti i parë i mirë në këtë pjesëlojë erdhi për Lukas Rupp të Norwich që nuk arriti të qëllojë në cak.
Në pjesën e dytë United gjeti shpejtë golin. Ishte Odion Ighalo që shënoi për 1-0 në minutën e 51-të.
Ighalo’s goal vs Norwich (0-1) #mufc pic.twitter.com/L6VFfSYROW
— United Goals ⚽️ (@UnitedGoals__) June 27, 2020
Por Norwich nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit me Cantwell në minutën e 55-të.
Tell me Todd Cantwell ain’t ready for the big stage..!pic.twitter.com/XZaf8qZnDW
— Gilles (@_Grimanditweets) June 27, 2020
Në fund të kohës së rregullt United u mundua a gjejë golin, por që nuk arriti edhe pse kishte disa raste.
Në kohën shtesë Norwich u mbyll prapa, ndërsa United provonte të shënonte.
Krejt në fund të vazhdimit të dytë Harry Maguirre shënoi pas një tollovie në zonë për 2-1.
Me këtë fitore United kalon në gjysmëfinale të FA Kupë.
/Telegrafi/ /