Manchester United po tenton një goditje të madhe gjatë afatit kalimtar të janarit.
‘Djajtë e Kuq’, synojnë të përforcojnë krahët e sulmit dhe për këtë kanë zgjedhur si duket sulmuesin e Lazios, Keita Balde.
Senegalezi ka treguar se nuk do të vazhdoi kontratën me Lazion dhe ka kërkuar largimin nga kryeqyteti italian.
Trajneri i United, Jose Mourinho e pëlqen lojën e afrikanit dhe dëshiron ta transferoi në ‘Old Traford’.
Në Itali mediat kanë raportuar se bisedimet mes dy klubeve kanë filluar për transferimin e Keitas në United.
21-vjeçari që ka shënuar pesë gola këtë edicion dhe ka dhuruar tre asistime mund t’i bashkohet gjigantit anglez për 30 milionë euro. /Telegrafi/