Manchester United nuk llogarit në Bastian Schweinsteiger dhe për këtë klubi ka ndarë 11 milionë euro.
Gjermani që u transferua me shumë bujë para dy vitesh në Angli, nuk ka arritur ta gjej vetën te “Djajve të kuq”.
Tre muaj ai ka stërvitur i veçuar dhe para disa ditësh u grumbullua me skuadër, por largimi i tij duket i pashmangshëm.
Sipas mediave gjermane, klubi ka gati një ofertë joshëse prej 11 milionë euro që lojtari të prishë kontratën që skadon në vitin 2018.
United do të humb shumë, pasi që nuk do të përfitojë asnjë para nga largimi i tij.
32-vjeçari u zhvendos në Manchester me kërkesë të Van Gaal dy sezone më parë. /Telegrafi/