Telegrafi

United jashtë FA Cup

Një gol i shënuar nga Jermaine Beckford në pjesën e parë (19’), siguroi fitoren e mysafirëve, të cilët eliminuan Djajtë e Kuq nga kjo garë.

Ky ishte goli i 20-të i sezonit për Beckford, i cili padyshim se është njëri nga golat më të rëndësishëm të tij.

Për United, është kjo hera e parë pas 25 vitesh që eliminohet nga Kupa FA që në raundin e tretë. /Telegrafi/