Telegrafi

United interesohet për Ibrahimovic

Ende spekulohet për të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic, edhe pse duket se suedezi do të vazhdojë të qëndrojë në Inter. Real Madridi tashmë ka transferuar një sërë yjesh dhe vështirë se do të bëjë përpjekje për të marrë shërbimet e Ibrahimovic.

Manchester City në anën tjetër ka kthyer vëmendjen kah Carlos Tevez dhe Samuel Eto’o, derisa Barcelona synon David Villan. I vetmi ekip që mund të ofrojë para të majme për të marrë shërbimet e suedezit është Manchester United.

Corriere dello Sport shkruan se Sir Alex Ferguson është duke e përcjellë situatën e Ibrahimovic, që kur dështoi të angazhojë Karim Benzeman.

Megjithatë Inter dhe Jose Mourinho nuk do të heqin dorë lehtë nga shërbimet e futbollistit më të mirë të ekipit, dhe pritet që edhe tentimi i United të jetë i pasuksesshëm.