Marc Barta është drejt largimit nga Borussia Dortmund.
Mbrojtësi spanjoll ka humbur pozitën e titullarit tek klubi gjerman në ndeshjet e fundit.
Pas ardhjes së zviceranit Manuel Akanji, Bartra nuk shihet si pjesë e rëndësishme e klubit gjerman.
Kësisoj ai ka kërkuar largimin nga Borussia e Dortmundit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Në garë reprezentuesin spanjoll është futur edhe skuadra angleze Manchester United.
‘Djajtë e Kuq’ duan ta përforcojnë repartin defensivë dhe Bartra shihet si futbollisti ideal.
Dortmund po kërkon rreth 15 milionë euro që ta lë të lirë Bartran i cili ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2020.
Në garë për ish-anëtarin e Barcelonës është edhe skuadra spanjolle Betis. /Telegrafi/