Telegrafi

United insiston në transferimin e Choupo-Moting

Manchester United ka një interesim konkret për sulmuesin e Bayern Munichut, Eric Maxim Choupo-Moting.

Lojtari është shfaqur si një opsion për Djajtë e Kuq pasi ata kërkojnë të zëvendësojnë qendërsulmuesin e liruar, Cristiano Ronaldo.

Portugezi iu bashkua Al Nassrit pak ditë më parë, duke u bërë lojtarin më i paguar në futbollin botëror, me 200 milionë euro në vit.

Florian Plettenberg i Sky Deutschland raporton se interesimi i United për ish-sulmuesin e Stoke City, Choupo-Moting është ‘konkret’.

Sulmuesi kamerunas ka shënuar 11 gola mbresëlënës në 16 paraqitje për skuadrën e Bundesligës këtë sezon.

Kontrata e Choupo-Moting në Allianz Arena skadon në fund të sezonit aktual. /Telegrafi/