Telegrafi

United i lidhur me ‘Kakanë e ri’

The Mirror shkruan se i riu i talentuar që konsiderohet ‘Kaka i ri’, është duke u vrojtuar nga një numër skuadrash evropiane, si Manchester United, Bayern Munich, Juventus, Inter dhe Milan.

Sir Alex Ferguson ka thënë se dëshiron të bëjë dy transferime, që do të jenë lojtarë të rinj e të talentuar, ndërsa Henrique mbetet resurs mjaft atraktiv për skocezin.

Presidenti i Santosit nga ana tjetër thotë se Henrique nuk është në shitje, mirëpo vështirë se do të mund ta mbajë në skuadër, duke parë interesimin e klubeve të mëdha evropiane. /Telegrafi/