Manchester United e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme Ligën Premier.
Gjiganti anglez nuk është duke marrë rezultate të mira në këto javët e para, edhe pse shpenzuan shumë në verë për përforcimin e skuadrës.
Në tetë xhirot e para, United ka marrë vetëm nëntë pikë që janë pak për një skuadër si ta.
Duket se drejtuesit e klubit anglez kanë gjetur shpëtimin në Superligën e Rusisë, pasi kanë bërë objektiv për fazën ofensive Aleksandr Sobolevin.
22-vjeçari është sensacion këtë vit në futbollin rus, pasi në 12 ndeshjet e para në Superligën ruse ka shënuar 10 gola.
Sulmuesi i skuadrës FK Krylya Samara ka shpërthyer këtë edicion dhe falë paraqitjeve të mira ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.
Djajtë e Kuq janë duke monitoruar situatën e lojtarit dhe synojnë që në afatin kalimtar të janarit të ofrojnë rreth 20 milionë funte për transferimin e tij.
Sobolev gjithashtu është duke u kërkuar edhe nga Schalke 04, Hoffenheim, Olympique Marseille si dhe Valencia. /Telegrafi/