Manchester United ka filluar kontaktet me Torinon për ta ofruar në skuadër sulmuesin Andrea Belotti.
Italiani ka një klauzolë prej 100 milionë euro dhe klubi nga Old Trafford është gati ta diskutojë këtë shumë me klubin.
Sulmuesi 23 vjeçar ka shënuar 27 gola në 34 ndeshje dhe klubi i tij pas këtyre shifrave kërkon që klauzola të përmbushet.
Për Jose Mourinhon, objektivi numër një mbetet sulmuesi Antoine Griezmann.
Belotti ka nënshkruar kontratë të re me klubin e Torinos deri në vitin 2021. /Telegrafi/