Manchester United nuk e ka nisur siç është pritur këtë edicion në Ligën Premier.
Skuadra e Jose Mourinhos ka pësuar dy disfata në katër ndeshjet e para.
E problemi më i madh qëndron në repartin defensivë dhe për këtë Mourinho është i vetëdijshëm.
Kësisoj trajneri portugez ka vendosur ta përforcojë mbrojtjen gjatë afatit kalimtar të janarit.
Emri i parë në listën e gjigantit anglez Manchester United është mbrojtësi i majtë Lucas Hernandez.
Mediat angleze kanë raportuar se United ka gati një ofertë të çmendur prej 80 milionë eurove për transferimin e francezit.
Në rast se pranohet kjo ofertë nga Atletico Madrid, atëherë Lucas Hernandez do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Për reprezentuesin francez interesim të madh ka shprehur edhe rivali lokal i Atleticos, Real Madrid. /Telegrafi/