Manchester United është i vendosur të nënshkruajë me mesfushorin spanjoll Saul Niguez.
Mesfushori i Atletico Madrid nuk ka arritur marrëveshje të re për vazhdimin e kontratës me klubin madrilen, edhe pse kontrata aktuale skadon në verën e vitit 2026.
Kësisoj lojtari po e mendon largimin nga Wanda Metropolitano në verë dhe destinacioni i ardhshëm duket Anglia.
Manchester United prej kohësh është duke kërkuar shërbimet e Saul, ndërsa duket se në verë do ta finalizojë marrëveshjen me Atleticon për transferimin e tij.
Mediumi anglez Express ka raportuar se Djajtë e Kuq kanë bërë gati një ofertë prej 150 milionë euro për Atleticon në mënyrë që të transferojnë mesfushorin Saul.
Drejtuesit e dy klubeve kanë pasur biseda nëpërmjet video konferencave, ndërsa ka mbetur që të takohen pas përfundimit të situatës emergjente që po kalon e gjithë Evropa pas pandemisë Covid-19.
Djajtë e Kuq e shohin spanjollin si zëvendësuesin adekuat të Paul Pogbas, me francezin që në verë pritet ë largohet në drejtim të Realit, PSG-së ose Juventusit.
Në rast se ndodh ky transferim i Saul në Old Traford, atëherë spanjolli do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në histori të Ligës Premier dhe i treti më i shtrenjtë në botë pas Neymar e Kylian Mbappe. /Telegrafi/