Telegrafi

United gati 70 milionë për Marquinhos

Manchester United po tregon interesim serioz për mbrojtësin e PSG-së, Marquinhos.

Mourinho dëshiron patjetër ta përforcojë mbrojtjen para sezonit të ri.

Portugezi ka angazhuar drejtorin Ed Woodward që ta bëj të pamundurën për Marquinhos.

United sipas mediave franceze ka gati 70 milionë euro për lojtarin.

Megjthatë, PSG po refuzon të heqë dorë dhe nuk do të pranonte shitjen as për 100 milionë euro. /Telegrafi/