Manchester United ka arritur një fitore të lehtë në duel me St Etienne.
‘Djajtë e Kuq’, iu falën sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic që shënoi dy gola për fitoren 2-0.
Që nga minuta e parë e ndeshjes, United filloi të sulmoi skuadrën kundërshtare.
Goli i epërsisë erdhi pas 15 minutave me anë të sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic.
Në fakt suedezi ekzekutoi një goditje dënimi, por mbrojtësit kundërshtar e devijuan topin i cili përfundoi në portën e Ruffier.
Gjatë pjesës të parë një goditje të fuqishme e kishte edhe vëllai i Paul Pogbas, Florentin por që nuk ishte e saktë.
Me epërsinë minimale 1-0 të Manchester United përfundoi pjesa e parë.
Edhe në pjesën e dytë, United e nisi më mirë duke krijuar një rast të mirë shënimi me Martial por që dështoi në fund.
Në minutën e 62-të, Paul Pogba plasoi një goditje nga jashtë zonës së 16 metërshit por që shkoi afër shtyllës.
Ndërkohë goli i qetësisë për Unitedin erdhi 15 minuta para fundit të ndeshjes.
Ishte përsëri sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic që shënoi në portën e ekipit francez, por kësaj radhe nga afërsia.
Ndërkohë, Ibrahimovic nuk u ndal me dy gola, pasi arriti ta kompletoi edhe het-trikun e parë në karrierën e tij në Ligën e Evropës.
Suedezi shënoi nga penalltia dy minuta para fundit të ndeshjes për rezultatin 3-0.
Kjo fitore Unitedit i ka dhënë një përparësi të madhe për të kaluar tutje, pasi ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Francë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=GrOjJKdDXXE
https://www.youtube.com/watch?v=NFEprecy9bo
https://www.youtube.com/watch?v=O9sLJFu4Fws