Telegrafi

United fiton për statistika

Darren Fletcher shënoi për epërsinë e Djajve të Kuq (31’), ndërsa Ryan Giggs dyfishoi epërsinë (38’).

Golin e tretë në favor të ekipit nga Old Trafford e realizoi lojtari kundërshtar Danny Higginbotham, i cili shënoi në portën e vet (54’).

Rezultatin përfundimtar prej 4-0 e vendosi park në minutën e 84.

Me këtë fitore Manchester United mbyll Kampionatin në vendin e dytë me 85 pikë, një më pak se kampioni Chelsea. /Telegrafi/