Manchester United ka arritur ta fitojë derbin ndaj Liverpoolit falë një paraqitje fantastike nga Marcus Rashford që shënoi dy gola 2-1.
United që nga minuta e parë filloi sulmet në drejtim të portës së Liverpoolit.
Goli nuk vonoi nga vendasit dhe u shënua në minutën e 14-të.
Ishte një bashkëpunim i mirë i sulmuesve Lukaku-Rashford ku ky i fundit shënoi me një goditje brenda zonës së 16 metërshit për 1-0.
Pas golit të pranuar Liverpooli tentoi të barazonte rezultatin por një gjëje të tillë nuk ia arritën.
Saktësisht 10 minuta më vonë, ishte përsëri Marcus Rashford që shënoi në portën e mysafirëve për 2-0.
Me epërsinë prej dy golave të Djajve të Kuq përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Pjesa e dytë filloi me sulmet e Liverpoolit të cilët tentonin të riktheheshin në lojë.
Mesfushori Alex Oxlade Chamberlain pati një goditje të mirë por që nuk ishte e saktë duke mbetur rezultati i pandryshuar.
Mysafirët arritën ta ngushtonin epërsinë falë një autogoli të shënuar nga mbrojtësi i vendasve Eric Bailly.
Afrikani në tentim për ta larguar topin nga zona e rrezikshme befasoi De Gean duke e dërguar atë në rrjetë.
Kësisoj pas kësaj fitore, Manchester United mbetet në pozitën e dytë me 65 pikë të grumbulluara pesë më shumë se rivalët e Liverpool.
Në ndeshjen e radhës Djajtë e Kuq do të luajnë përsëri në shtëpi ndaj Swanseas, ndërsa Liverpool pret Watfordin në ‘Anfield’. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=oD3qfV7YXHo
https://www.youtube.com/watch?v=kqe8aGoWSA8
https://www.youtube.com/watch?v=89U3Jdp0EJE