Telegrafi

United e Tottenham e kërkojnë, Keizer: Vështirë se do të mund ta ndalim Fernandesin

Menaxheri i Sporting Lisbonës, Marcel Keizer ka pranuar se do të jetë i pafuqishëm që ta mbajë në radhët e veta Bruno Fernandesin.

Gjerssa portugezët nuk duan ta humbin mesfushorin e tyre më krijues dhe fantastik, ata e pranojnë se lojtari kërkon të transferohet te Liga Premier.

Me Manchester Unitedin dhe Tottenham Hotspur në garë për futbollistin, duket se Sportingu nuk do të jetë në gjendje që të ketë shërbimet e lojtarit edhe një sezon.

“Dua që Bruno Fernandes të qëndrojë, por të gjithë e dinë situatën aktuale”, tha Keizer për gazetën Record.

“Do të jetë e vështirë ta mbash atë. Ai është në pushime, ne do të shohim se çfarë do të ndodh brenda disa javëve”, shtoi ai.

Ndryshe, raportohet se klubi i Portugalisë u ka kërkuar klubeve të interesuara mbi 70 milionë euro për ta lënë të lirë Brunon. /Telegrafi/