Si duket i ka ardhur fundi telenovelës së quajtur Henrik Mkhitaryan.
Mesfushori armen, Henrik Mkhitaryan, thuajse tani është një lojtar i gjigantit anglez, Manchester United.
Sipas raportimeve të Daily Mail, dy klubet, United dhe Borussia Dortmund kanë lidhur pothuajse një marrëveshje për mesfushorin me tipare sulmuese.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Ishte dëshira dhe vendosmëria e madhe e armenin që detyroi gjermanët të lejojnë kalimin e tij te Djajtë e Kuq.
Sipas medieve angleze, ky transferim do t’i kushtojë Unitedit plot 26 milionë funte. /Telegrafi./