Manchester United është tejet i interesuar që të transferojë Boubacar Kamaran nga Marseille.
Kontrata aktuale e lojtarit skadon në fund të këtij sezoni, andaj Djajtë e Kuq po e vërshojnë situatën e tij.
Sipas asaj që raporton The Athletic, mesfushori defanziv nuk ka interesim që të rinovojë kontratën me skuadrën franceze.
Ai po kërkon një aventurë të re dhe është i hapur për ofertat jashtë Francës, të cilat nuk janë të pakta në numër.
Wolves dhe Newcastle po ashtu e duan transferimin e tij, me këta të fundit që po i ofrojnë një pagë të majme.
Manchester United duhet të nxitojë të bind lojtarin në janar që të kalojë në radhët e tyre, pasi në verë mund të jetë shumë e vështirë. /Telegrafi/