Raportohet se Manchester United e ka ngritur ofertën për Romën sa i përket Radja Nainggolanit.
Belgu mbetet objektivi kryesor i Djajve, por deri tash Giallorosët nuk kanë lëshuar pe.
Romakët janë të liruar nga obligimet prej Fair Play Financiar dhe nuk e kanë obligim ta sheshin lojtarin.
Por, vet lojtari dëshiron që të ndërrrojë ambient.
Tash United ka rritur ofertën në 40-45 milionë euro për Nainggolanin ashtu sikurse lojtarit i ka ofruar kontratë prej 7.5 milionë euro në sezon.
Mbetet të shihet çka do të ndodhë me lojtarin. /Telegrafi/