Manchester United po kërkon me çdo kusht transferimin e Corentin Tolissos gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori francez është nxjerr në shitje nga Bayern Munich, pasi këtë vit ka humbur vendin e titullarit në klubin gjerman.
25-vjeçari është paraqitur në 24 ndeshje këtë edicion, duke shënuar tre gola e duke bërë pesë asistime, por kryesisht është inkuadruar nga banka rezervë.
Trajneri i Manchester United, Ole Gunar Solskjaer e pëlqen jashtëzakonisht shumë francezin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.
Duke marrë parasysh çmimin e lojtarit prej 40 milionë euro, drejtuesit e klubit anglez kanë filluar negociatat me bavarezët.
Djajtë e Kuq janë gati të shpenzojnë shumën e kërkuar nga Bayerni për Tolisson, por duhet ta fitojnë garën për francezin me skuadrat tjera të interesuara për të.
Inter, Napoli dhe Juventus gjithashtu e duan lojtarin, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe Arsenali.
Gjithsesi Djajtë e Kuq e kanë bërë prioritet transferimin e tij dhe tani mbetet në dorë të lojtarit të vendos se ku do të transferohet, pasi largimi i tij nga Bayerni është i sigurt. /Telegrafi/