Site icon Telegrafi

United e Bayern pas mbrojtësit të Interit

Raportohet se Manchester United dhe Bayern Munich po luftojnë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Interit, Jeison Murillo.

E përditshmja sportive italiane, Gazzetta dello Sport beson se kolumbiani ka tërhequr interesimin e dy gjigantëve evropiane pas një sezoni mbresëlënës debutues me Nerazzurrët.

Gazeta shkruan se Bayern, i cili do të ketë Carlo Ancelottin trajner të ri gjatë verës, po kërkojnë një qendër-mbrojtës, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu pohohet se edhe Manchester United është në kërkim e sipër të një mbrojtësi.

Madje, trajneri i ardhshëm i Djajve të Kuq, Jose Mourinho e ka shikuar për së afërmi mbrojtësin në fitoren e Interit ndaj Sampdorias më 20 shkurt dhe do të jetë i gatshëm të shpenzojë deri në 35 milionë euro.

Megjithatë, Gazzetta shkruan se klubi nga San Siro do të pranojë edhe ofertat në vlerë prej 25 milionë euro, por asnjë cent më poshtë se 18 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version