Manchester United është dorëzuar për të nënshkruar me mbrojtësin senegalez, Kalidou Koulibaly.
Napoli e vlerëson shumë yllin e tyre dhe për ta lënë të lirë po kërkon rreth 90 milionë euro.
Kjo ka bërë që Djajtë e Kuq të tërhiqen nga gara për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e fuqishëm.
Por United ka mbetur në tregun italian dhe nga aty dëshiron ta përforcojë mbrojtjen.
Emri i ri në listën e dëshirave të United është ai i mbrojtësit grek të Romës, Kostas Manolas.
27-vjeçari është duke kaluar formë jashtëzakonisht të mirë me fanellën e Romës dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.
Së fundmi lojtari ka ndërruar edhe agjent dhe tani e tutje do të jetë nën menaxhimin e Mino Raiolas.
Manchester United po mendon ta paguajë klauzolën e grekut e cila është shumë e ulët vetëm 36 milionë euro. /Telegrafi/