Manchester United ka pësuar humbje në përballje me Wolves si mysafirë me rezultat 2-1.
Në të vërtet ndeshja nisi shumë mirë për United, që krijuan disa raste radhazi.
Në minutën e 13-të erdhi edhe goli. Scott McTominay shënoi me një goditje nga 20 metra.
Por shpejt vendasit barazuar me pasimin e Raul Jimenez për Diogo Jotan që shënoi nga afër.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë United mbeti me një lojtar më pak pasi që Ashley Joung u ndëshkua dy herë me kartonë.
Në minutën e 77-të ishte Smalling që shënoi, por në portën e gabuar për ta dërguar rezultatin në 2-1.
United mbetet në pozitën e pestë me 61 pikë. /Telegrafi/
https://youtu.be/ZnJTuY5FYkU?t=2