Telegrafi

United do të presë Agueron

The Mirror” shkruan se Atletico vazhdon të mbahet në kërkesën prej 52 milionë funtesh për sulmuesin e vet, ndërkohë një tjetër problem për Djajtë e Kuq është edhe paga e argjentinasit, i cili kërkon 200.000 funte.

United është i bindur se Atletico do ta ndërrojë këtë çmim, mirëpo duhet të kihet parasysh edhe konkurrenca e Real Madridit dhe Manchester Cityt.