Telegrafi

United do të ofrojë 20 milionë dhe Berbatov për Agueron

Sipas AS, djajtë e kuq janë duke menduar të përfshijnë edhe lojtarë për të marrë cakun e tyre të preferuar.

Pasi u spekulua se oferta prej 46 milionë eurosh dështoi javën e kaluar, është e mundshme që United të ofrojë 40 milionë euro dhe mesfushorin Nani. Por spanjollët nuk janë të interesuar për lojtar anësor, pasi tashmë e kanë të stabilizuar këtë pjesë.

Opsioni i dytë është 20 milionë euro dhe sulmuesin Dimitar Berbatov, që preferohet në Vicente Calderon. Kjo do ta ngrejë shumën e Agueros në 56 milionë euro, duke marrë parasysh vlerën prej 36 milionë eurosh që pagoi kampioni i Ligës Premier për bullgarin.

Por edhe kjo mund të jetë e pamjaftueshme, duke marrë parasysh se drejtuesit e Atleticos disa herë e kanë përsëritur se vetëm një ofertë prej 60 milionë eurosh, sa shkruhet edhe në marrëveshje, mund të lejojë largimin e tij.