Telegrafi

United do të ofrojë 15 milionë funte për Robben

The Sun shkruan se 26 milionë funte janë ndarë për Robben, por United do të përpiqet ta zbresë çmimin këtë vikend.

Drejtuesit e klubit anglez do të fillojnë ofertën me rreth 11 milionë, duke shpresuar se ngritja deri në 15 milionë funte do të jetë e mjaftueshme për të marrë mesfushorin.

Robben, 26-vjeçar, shihet si një mesfushor kreativ i cili mund të ndihmojë në mbulimin e zbrazëtirës së lënë pas largimit të Cristiano Ronaldo, që i solli plot 80 milionë funte ekipit anglez.

Robben ishte afër kalimit në United edhe në vitin 2004 nga PSV Eindhoven, por pastaj u transferua te Chelsea për 12 milionë funte.