Telegrafi

United do të bëjë ofertë për Benzeman

E përditshmja spanjolle Sport shkruan se Djajtë e Kuq janë shumë të interesuar për shërbimet e sulmuesit francez, për të cilin janë të gatshëm të paguajnë diçka më shumë se 22 milionë euro.

Sir Alex Ferguson provoi ta transferonte Benzeman gjatë kohës kur ai luante te Lyoni, mirëpo Florentino Perez ishte ‘më i fuqishëm’ në këtë aspekt. /Telegrafi/