Manchester United dhe Liverpool kanë barazuar 1-1 në derbin e Anglisë, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 21-të të Ligës Premier.
Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, me të dy skuadrat që rrezikuan disa herë për të gjetur golin e parë të takimit, por në këtë pjesë vetëm Liverpooli e gjeti atë.
Luhej minuta e 27-të e ndeshjes, kur pas një harkimi të topit në zonë Paul Pogba e prek topin me dorë dhe gjyqtari akordon penallti, të cilën e konverton në gol James Milner, duke kaluar Liverpoolin në epërsi prej 1-0.
Pas këtij goli, United u mundua të barazon rezultatin me Henkrikh Mkihitaryan dhe Zlatan Ibrahimovic, por në të dy rastet goli iu mohua nga portieri Simon Mignoliet, dhe pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Reds.
Edhe pjesa e dytë e takimit ishte e barabartë, me të dy skuadrat që dëshiron të gjenin golin, por në këtë pjesë ishin vendasit që u treguan më të saktë para porte.
Pas shumë rasteve të krijuara nga të dy skuadrat, ‘Djajtë e kuq’ u treguan të saktë në fund të ndeshjes, ku sulmuesi i tyre kryesor, Zlatan Ibrahimovic, shënoi me kokë për 1-1.
Goli i sulmuesit suedez erdhi në minutën e 84-të të ndeshjes pas asistimit të Antonio Valencias, dhe deri në fund të takimit nuk pati më gola dhe ndeshja u përmbyll me barazimit 1-1, edhe pse rastet ishin të panumërta.
Pas këtij barazimi, Liverpool renditet e treta me 45 pikë apo shtatë më pak se lideri, Chelsea dhe javën e ardhshme luan në shtëpi ndaj Swanseas, ndërsa United e sheh veten në vendin e gjashtë me 40 pikë dhe udhëton te Stoke City. /Telegrafi/
https://twitter.com/Mootaz_LFC/status/820669497002590208
https://twitter.com/ZIatanVines/status/820688717887193088