Rivalët lokalë, Manchester United dhe Manchester City, raportohet se kanë nisur “betejën” për transferimin e qendërmbrojtësit të Evertonit, John Stones.
21-vjeçari ishte i lidhur me një kalim te Chelsea, në kohën sa Jose Mourinho ishte në krye, por Evertoni arriti ta mbante talentin për edhe një sezon.
Megjithatë, Stones tani është i vendosur të largohet dhe me ardhjen e Mourinhos te Unitedi pritet që portugezi të rishprehë interesimin për anglezin, transmeton koha.net.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve
Në këtë garë, “Special One” do të përballet me Pep Guardiolan, trajnerin e ri të Cityt, që po ashtu thuhet se është i interesuar për talentin e Evertonin.
Sipas “Manchester Evening News”, Evertoni kërkon së paku 45 milionë funte për lojtarin.
https://www.youtube.com/watch?v=RJSSxJmXzoI