Alassane Plea mund të largohet nga Borussia Moenchegladbach gjatë afatit kalimtar të verës.
E ardhmja e sulmuesit francez mund të jetë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.
Dy gjigantët anglez, Manchester United dhe Arsenal kanë shprehur interesim për transferimin e lojtarit gjatë afatit kalimtar veror.
28-vjeçari po kalon nëpër një formë shumë të mirë këtë sezon dhe ka zgjuar interesimin e gjigantëve anglez.
Plea në 37 ndeshje zyrtare ka shënuar 12 gola e ka bërë pesë asistime, duke qenë njëri nga lojtarët kryesorë të Gladbachut.
Klubi gjerman është i gatshëm ta shes yllin e tyre, por për të ndodhur një gjë e tillë dëshiron të fitojë 30 milionë euro nga largimi i tij.
Ish-anëtari i Lyon e Auxerre iu bashkua klubit gjerman në vitin 2018 nga Nice për 23 milionë euro. /Telegrafi/