Anthony Martial ishte vendimtar për Manchester Unitedin në fitoren 0-2 kundër Burnleyt.
Francezi kontribuoi në këtë takim me një gol dhe një asistim për Wayne Rooneyn.
Goli i realizuar prej reprezentuesit francez i ka ‘nxjerr’ punë skuadrën angleze pasi që sipas klauzolës, Djajtë e Kuq janë të detyruar të ndajnë edhe 10 milionë euro Monacos në momentin që Martial të arrinte kuotën e 25 golave, transmeton Telegrafi.
Tani anglezët shpresojnë që sulmuesi të vazhdojë të gjejë rrjetën me rregullsi për t’i ndihmuar drejt sigurimit të Ligës së Kampioneve në mënyrë që të shlyejnë këtë shifër. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8Jxr5edAgLM