Manchester Unitedi është duke u përpjekur që “ta rrëmbejë” Mesut Ozilin nga Arsenali në mënyrën e njëjtë si e mori Robin van Persien në vitin 2012, por mesfushorin mund ta transferojë me parametrat zero.
Futbollisti që e përfaqëson Gjermaninë pritet të largohet nga Emirates në sezonin e ardhshëm, ndërsa Old Traffordi është një prej destinacioneve më të mundshme.
Jose Mourinho ka qenë trajner i Ozilit te Real Madridi dhe e njeh potencialin e tij, ashtu që i ka njoftuar krerët e klubit që të angazhohen për nënshkrimin e tij.
“Ai është numri 10 më i mirë në botë. Ai i bën gjërat shumë më të lehta për bashkëlojtarët me vizionin e tij për futbollin dhe me vendimet që i merr”, kishte deklaruar Mourinho në vitin 2013 kur lojtari iu bashkua Arsenalit.
Në verën e ardhshme, 28-vjeçarit i skadon kontrata me Topçinjtë, ndërsa Unitedi do të ketë konkurrencë të madhe nga klubet anekënd Evropës, të cilët do të përpiqen t’i sigurojnë shërbimet e tij.
Sidoqoftë, duke qenë se Old Traffordi është destinacioni më i përfolur, mediat angleze tashmë kanë nisur të parashikojnë formacionet e mundshme të Djajve të Kuq me Ozilin në skuadër.
Roli klasik i ‘numrit 10’
Përkundër pranisë së Henrikh Mkhitaryan dhe Juan Mata si opsione për atë rol, Ozil do të ishte lojtari ideal për pozitën qendrorë në formacionin 4-2-3-1.
Anësor i shndërruar
28-vjeçari ka luajtur në rolin e anësorit edhe për Arsenalin edhe për Gjermaninë, ashtu që Mourinho mund ta angazhojë atë në këtë pozitë, në përpjekje që të nxjerrë më të mirën nga Paul Pogba.
Në këtë rast, mesfushori francez do të luante në qendër, por më i avancuar – në pozitën e ‘dhjetëshit’.
Ndryshim formacioni
Mourinho mund të ndryshojë formacion, në mënyrë që ta përshtatë lojën e Ozilit. 3-5-2 mund të jetë një rotacion me gjermanin në qendër, por më të tërhequr së bashku me mesfushorët tjerë, derisa Marcus Rashford and Romelu Lukaku të jenë dyshja e sulmit.
Sido që të jetë, pritet të shihet nëse Manchester Unitedi do të arrijë ta bindë Mesut Ozilin që ta vazhdojë karrierën në Old Trafford. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=7EDqbgmw7is