Telegrafi

United dëshiron të rikthejë Forlan?

31 vjeçari një kohë luajti te Manchester Unitedi, ku dështoi ta tregonte veten, pasi që shënoi vetëm një gol në fanellën e Djajve të Kuq, ndërsa pas kalimit në Spanjë, ai shkëlqeuvit pas viti, duke u shndërruar kështu në një prej sulmuesve më të frikshëm në Evropë.

“Diego ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Por, ne kemi mbajtur disa stërvitje individuale me Forlan, për muaj të tërë ne punuam shumë. Unë i kam thënë atij, ‘çfarë mëson këtu, e ke për vete. Ti je lojtar që i jep çdo skuadre diçka’. Ai u zhvillua në mënyrë fantastike, aq i kompletuar, një top atlet. Unë vërtetë do ta mirëprisja nëse do të kthehej te Manchester Unitedi”, theksoi Rene Meulensteen.

Meulensteen shtoi se ai ia kishte dërguar një mesazh Forlanit pas finales së Europa League, ku e përgëzoi për paraqitjen, duke kërkuar nga ai që të rikthehej, ndërsa përgjigja e Forlanit ishte se ai është ‘i gatshëm’ për ta bërë rikthimin te ish-klubi.

Por Forlan së fundi ka mohuar çdo spekulim që e lidh atë me një largim nga Atletico Madrid. /Telegrafi/