Telegrafi

United dëshiron ta shkëmbejë Depayn me këtë futbollist (Foto)

Manchester United është lodhur duke pritur shpërthimin e mesfushorit holandez Memphis Depay.

Kampioni i shumëfishtë anglez ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e holandezit në vitin e tij të parë në ‘Old Traford’.

Sipas të përditshmes angleze ‘Daily Mail’, Depay mund të largohet nga Manchester United në fund të stinorit.

United po mendon të shkëmbejë holandezin me senegalezin e Southampton, Sadio Mane.

Mane ka shkëlqyer këtë edicion me skuadrën e Southampton dhe është cak i madh i ‘Djajve të Kuq’. /Telegrafi/