Telegrafi

United, City e Chelsea interesohen për Ibran

Transferimi i Villas ka bërë që Ibrahimovic të fillojë të mendojë për një klub tjetër, sepse për të duket se nuk do të ketë hapësirë në formacionin ‘e stërngarkuar’ të Pep Guardiolas.

United është lidhur me suedezin që një kohë të gjatë, për të krijuar partneritetin me Rooneyn, kurse nga ana tjetër, milionat e Cityt dhe prezenca e ish-trajnerit të Interit, Roberto Mancini, bëjnë që City të jetë destinacion i mundshëm për Ibrahimovicin. Chelsea gjithashtu është në garë, sepse po kërkon një sulmues me emër.

Ibrahimovic ka dështuar të fitojë zemrat e tifozëve blaugranë dhe përkundër 21 golave të shënuar në të gjitha garat, ai do të mund të detyrohej të largohet pas vetëm një sezoni të kaluar në Kataloni. /Telegrafi/