Telegrafi

United bën tentimin e fundit për Tevez

Sipas tabloidit britanik “The Daily Mirror”, shefi ekzekutiv i Djajve të Kuq, David Gill, të mërkurën do të takohet me përfaqësuesin e lojtarit Kia Joorabchian.

Mësohet se United do të ofrojë 20 milionë funte për sulmuesin argjentinas dhe nuk do të pranojë asnjë shifër më të madhe.

Ndërkohë skuadra të tilla, si Chelsea, Liverpool dhe Manchester City, janë të gatshme të paguajnë shifër më të madhe parash nëse kampioni anglez dështon të sigurojë shërbimet e Tevez.

Nga ana tjetër, nëse nuk mund ta mbajnë argjentinasin, Djajtë e Kuq planifikojnë transferimin e sulmuesit të Lyonit, Karim Benzema, apo atë të Real Madridit, Klaas-Jan Huntelaar.