Telegrafi

United bën ofertë për Sneijder

The Daily Mail shkruan se United ka lansuar një ofertë prej 29 milionë eurosh për superyllin holandez. Interi nga ana tjetër thuhet se dëshiron ta mbajë në San Siro mesfushorin Sneijder.

Agjenti i tij Soren Lerby tashmë ka hapur bisedimet për rinovimin e kontratës dhe nëse United dëshiron transferimin e tij, atëherë duhet të nxitojë para rinovimit. /Telegrafi/